Inter po ëndërron për transferimin e mbrojtësit të huazuar të Real Madrid i cili me Borussia Dortmund i shënoi dy gola kundër zikaltërve në një ndeshje të Champions League gjatë këtij sezoni.
Hakimi me skuadrën e Dortmund ka arritur që të gjejë vazhdimësinë duke shënuar 4 gola në 8 ndeshje dhe duke qenë në garë për Këpucën e Artë në Champions League.
Paraqitjet e mbrojtësit të djathtë kanë bërë që Inter të fillojë negociatat me skuadrën e Real Madrid për transferimin e tij.
Mirëpo kjo gjë nuk do të jetë e lehtë pasi ai ka një çmim prej 50 milionë eurosh.