Kjo nuk do t’i pëlqejë fansave të Juventusit: Mino Raiola zbulon pse Haland refuzoi Zonjën e Vjetër

Njëri nga agjentët më të mirë të futbollit, Mino Raiola njëkohësisht edhe agjent i Erling Haland, ka zbuluar arsyen pse norvegjezi refuzoi Juventusin.

Raiola ka zbuluar se asnjëherë nuk ka dashur që Haland të transferohet te Juventusi.

“Përse Haland refuzoi Juventusin? Sepse atje planifikonin që ta fusnin te ekipi U23”, ka thënë Raiola.

Haland ka luajtur 34 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 41 gola. Klauzola e norvegjezit është 75 milionë euro.

Ky është një gabim trashanik nga Fabio Paratici, pasiqë Haland po vazhdon të shkëlqejë edhe te Dortmundi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here