Klopp: E padrejtë nëse Liverpooli nuk shpallet kampion

Jurgen Klopp ka thënë se ishte i habitur nga ideja që sezoni i Ligës Premier duhej të anulohej, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte e padrejtë ndaj skuadrës së tij.

Ende nuk është e sigurt qind për qind nëse ky edicion i ligës angleze do të përfundojë, pasi sot kanë rezultuar gjashtë persona pozitiv me coronavirus.

“Kishte biseda nga njerëzit se ky sezon duhej të përjashtohej. Andaj unë mendova: “Huh? Kemi luajtur 75 për qind të ndeshjeve dhe ju dëshironi t’i shlyeni gjërat?’”, ka thënë gjermani.

“Mendoj se kjo gjë do të ishte e padrejtë ndaj Liverpoolit,  për të thënë se nuk jeni kampion, pasi sezoni u anulua”.

“Ne jemi të partë në tabelë, ne jemi të parët në tabelë edhe si mysafir. Është sezoni ku ne duhet të shpallemi kampion”, ka shtuar më tej Klopp.

Liverpooli është 25 pikë larg vendit të dytë, Manchester Cityt, ndërsa i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u shpallu kampion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here