Ky do të jetë zëvëndësuesi i Donnarummës!

Milan po përflitet se mund të transferojë portierin e Reims, Pedrag Rajkovic, nëse Gianluigi Donnarumma do të largohet këtë verë.

24 vjeçari serb është shënjestruar nga Rossonerët për shkak se akoma nuk po dihet kush do të jetë nr 1 i portës së Milani prej sezonit të ardhshëm.

Kontrata e Donnarummës skadon në qershor të 2021 dhe ai akoma nuk e ka vendosur fatin e tij.

Rajkovic nga ana tjetër ka mbajtur portën të paprekur për 12 ndeshje dhe ka pësuar 18 gola në 27 ndeshje në këtë sezon të Ligue 1 duke impresiounuar me paraqitjet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here