Rakitic refuzon skuadrat italiane dhe fton Lautaron në Camp Nou!

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, dëshiron që ta shohë në Camp Nou këtë verë edhe Lautaro Martinezin.

Kroati ka qenë i përfolur për interesimin e shumtë nga Milan, Inter dhe Juventus mirëpo ai i refuzoi të gjitha ofertat duke deklaruar se nuk e ka në plan një largim nga Barcelona.

‘Gjithmonë synoj të kem lojtarët më të mirë në skuadër dhe Lautaro është në nivelin më të lartë’- deklaroi kroati për mediat spanjolle.

Rakitic këtë sezon hasi në probleme për të siguruar një vend titullari tek Barcelona por edhe me një kontratë që i skadon në 2021 ai nuk po kërkon që të largohet nga katalanasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here