Rikthehet Ronaldo!

Lojtari kryesor i Juventus, Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje pas plot 72 ditësh mungesë.

Pas fitores 2-0 kundër Interit më 8 mars, portugezi udhëtoi për në Madeira dhe nga atje mori lajmin për shtyerjen e Serie A dhe për infektimin e Daniele Ruganit me COVID-19.

Ronaldo qëndroi në Portugali për plot 2 muaj dhe dy javët e fundit ka qenë i izoluar në Torino dhe tani mund të fillojë ushtrimet.

Sot ylli portugez pritet ti nënshtrohet testeve të fundit mjekësore për ta lejuar atë përfundimisht të rifillojë ushtrimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here