Bombë: Edinson Cavani rikthehet në Serie A, por jo te Napoli!

Siç raporton gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, Interi ka nisur sulmin për transferimin e Edinson Cavanit.

Neroaxurët kanë nisur bisedimet me agjentin e Cavanit për një transferim të mundshëm me parametra zero.

Inter e ka piketuar Cavanin si pasuesin e Lautaro Martinez, i cili pritet të largohet nga Meazza në verë.

Dries Mertens ishte objektivi kryesorë i Interit për vijën e sulmit, por belgu ka vendosur që të rinovojë me Napolin dhe Neroaxurët kanë kthyer vëmendjen kah Cavani.

Cavani ka luajtur edhe më parë në Serie A te Napoli ku ka shënuar 200 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here