E bujshme: PSG rrëmben Haland para Realit me një ofertë stratosferike

Jo vetëm Reali i Madridit por edhe Paris Saint Germain interesohet për talentin e Dortmundit Erling Haaland.

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle Marca, drejtuesit e klubit francez kanë nisur që tani të mendojnë për pasuesin e Kylian Mbappe i cili nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me PSG-në dhe po mendon seriozisht largimin me Realin e Madridit që qëndron në pole position për yllin francez.

Për t’iu kundërpërgjigjur në farë mënyre Realit, PSG po përgatit një ofertë monstruoze për yllin e ri të Dortmundit, Haaland i cili ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në këtë sezon të Bundesligës dhe pëlqehet nga shumë klube të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here