Goditje surprizë: Inter transferon mbrojtësin e Realit!

Inter është klubi i fundit që i është bashkuar garës për mbrojtësin e djathtë të Real Madrid Achraf Hakimi. 

Hakimi i cili është i huazuar te Borussia Dortmund po bën paraqitje mjaftë të mira dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për të.

Marokeni pritet të rikthehet te Reali në verë pas dy sezoneve të suksesshme te Dortmundi, mirëpo Los Blancos mund ta shesin atë.

Interesim për të kanë shfaqur Juventus, Chelsea dhe Arsenal, ndërsa tani garës i është bashkuar edhe Inter.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Inter do të nis negociatat me Realin për transferimin e Hakimit, pasiqë Neroaxurët e shohin atë si pasuesin ideal të Victor Moses.

Hakimi vlerësohet rreth 50 milionë euro, mirëpo për shkak të koronavirusit, Interi mund ta transferojë marokenin për një shifër më të ulët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here