Manchester United, City dhe Liverpool në garë për yllin e Wolverhampton

Manchester United është gjiganti i fundit që i është bashkuar garës për sulmuesin e Wolverhampton, Adama Traore, raportojnë mediat britanike.

24-vjeçari është produkt i akademisës së Barcelonës dhe interesim për të ka shfaqur Liverpool dhe Manchester City.

Djajtë e Kuq e dëshirojnë Traoren, pasiqë ai është një futbollist polivalent dhe mund të luaj në disa pozicione.

Mirëpo United nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasiqë në garë për Traoren janë Liverpool, City dhe Bayern Munich.

Traore ka kontratë me Wolves edhe për tre vite të tjera dhe kushton shumë për momentin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here