Një tjetër shkëmbim i bujshëm: Ylli i Juventusit në San Siro, ylli i Milanit në Torino!

Sipas raportimeve të fundit, Juventusi është duke monitoruar situatën e kapitenit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Romagnoli ka kontratë me Rosonerët deri në vitin 2022, ndërsa palët nuk po gjejnë marrëveshje për rinovimin e saj, pasiqë drejtuesit janë të gatshmë ti ofrojnë pagë më të ulët (2.5 milionë) se ajo aktualja (3.5 milionë).

Kjo ofertë nuk i ka pëlqyer aspak Romagnolit dhe agjentit të tij Mino Raiola, i cili ka filluar të kërkojë klub të ri për 25-vjeçarin.

Juventus kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit kartonin e Daniele Ruganit dhe para për Romagnolin. Mirëpo në rast se ndodh një shkëmbim i tillë, atëherë Milani besohet se do të kërkojë nga Juventusi kartonin e Demiral.

Romagnoli u tranfserua te Milani në vitin 2015 nga Roma për shifrën e 8.5 milionë eurove dhe që atëherë është shtylla më e fortë e Rosonerëve, ndërsa vlera e tij në treg tani është 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here