Ofertat e larta kanë arritur: Milan vendos për Theo Hernandez!

Theo Hernandez është njëri nga lojtarët më të kërkuar kohëve të fundit, pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Milanit këtë sezon.

Francezi u transferua në San Siro verën e kaluar nga Reali për shifrën e 15 milionë eurove, mirëpo vlera e tij tani në treg është 50 milionë euro.

Real Madrid, Barcelona dhe PSG dëshirojnë transferimin e Hernandez dhe janë të gatshme të ofrojnë nga 50 milionë euro, mirëpo Rosonerët kanë vendosur që ta mbajnë francezin në San Siro.

Rosonerët do të refuzojnë çdo ofertë për Hernandezin edhe pse koronavirusi ka goditur financat e klubit.

Hernandez ka luajtur 25 ndeshje me Milanin dhe ka shënuar  6 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here