Agjenti i Jorginhos i gatshëm për ta transferuar lojtarin e tij tek Juve!

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos, deklaroi se skuadra italiane nuk e ka kërkuar yllin e Chelseas edhe pse ky i fundit e pranoi se do të kishte dëshirë që të luante tek kampionët e Serie A.

Juve raportohet se është e interesuar për shërbimet e tij pas trajneri i saj aktual Maurizio Sarri ka punuar së bashku me të në kohën kur drejtonte klubin londinez.

Jorginho nga ana tjetër mund të jetë edhe zëvëndësuesi i Miralem Pjanic, i cili prej sezonit tjetër me shumë mundësi do të transferohet tek skuadra e Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here