Buxhet prej 100 milionë eurove, zbulohen dy goditjet e Rangnick te Milani

Ralf Rangnick është shumë pranë Milanit dhe javët në vijim pritet që gjermani të firmos me Rosonerët.

Rangnick do të firmos kontratë 5-vjeçare me Milanin dhe me vete në San Siro do të marrë 20 persona për të punuar në stafin  e tij.

Gjermani do të ketë një buxhet prej 100 milionë eurove për përforcime dhe janë zbuluar dy përforcimet kryesore për merkaton e verës.

I pari është Luka Jovic, i cili është pranë largimit nga Reali. Bisedimet kanë filluar ndërsa Milani pritet të paguaj 35-40 milionë euro për të.

Dëshira e dytë më e madhe është Dominik Szoboszlai, i cili cilësohet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Europë dhe çmimi i tij është 20 milionë euro.

Rangnick dëshiron ta përforcojë mbrojtjen me një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të krahut të djathtë, si dhe një sulmues krahu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here