Gjithçka gati, Cavani tek Inter ndërsa ylli i zikaltërve tek PSG!

Romelu Lukaku është sulmuesi i vetëm i konfirmuar tek Inter për sezonin tjetër dhe pavarësisht nëse Lautaro qëndron apo largohet nga Inter skuadra italiane do ti transferojë dy sulmues gjatë kësaj vere, raporton Gazzetta dello Sport.

I pari pritet të jetë Edinson Cavani i cili pritet që të transferohet këtë verë në Serie A dhe PSG ka vendosur të ndodhë një shkëmbim mes tij dhe Icardit pasi parizienët preferojnë Icardin përpara një rinovimi me uruguajanin.

Ish sulmuesi i Napolit pritet që të nënshkruajë një kontratë 2 vjeçare me zikaltërit.

Përveç tij gjatë kësaj vere do të tentohet edhe transferimi i Timo Werner nga RB Leipzig.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here