Klauzola e Haaland nuk është valide deri më 2022!

Manchester United dhe Real Madrid mesa duket duhet të presin para se të fillojnë garën për transferimin e sulmuesit.

Kjo pasi klauzola prej 75 milionë eurosh e Erling Haaland tek skuadra e Borussia Dortmund nuk është valide deri në vitin 2022, raporton Evening Standard.

Manchester United dhe Real Madrid kanë muaj të tërë që janë të interesuar për norvegjezin por mesa duket llogaritë e tyre bankare do të qëndrojnë akoma të mbushura plot pasi një transferim i tij duket herët të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here