Kushton 26 milionë euro: Zbulohet goditja e parë e Interit për merkaton e verës

Antonio Conte dhe Beppe Marotta kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Lautaro Martinez është pranë transferimit te Barcelona dhe Neroaxurët do të arkëtojnë 111 milionë euro nga shitja e tij. Me paratë e arkëtuara nga shitja e tij Interi do të investojë për përforcimin e skuadrës.

Siç raportojnë mediat italiane përforcimi i Interit për merkaton e verës do të jetë mbrojtësi i Chelsea, Emerson Palmieri.

Palmieri pëlqehet shumë nga Conte dhe Interi ka përgatitur 26 milionë euro për transferimin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here