Solskjaer po krijon skuadrën e ëndërrave: United ka gati 300 milionë euro për katër yje

Manchester United ka gati një buxhet stratosferik për merkaton e verës edhe përkundër krizës së shkaktuar nga pandemija e koronavirusit.

Mediat angleze raportojnë se Solskjaer do të ketë një buxhet prej 250 milionë eurove për merkaton e verës.

Objektivi i parë është Kalidou Koulibaly. PSG ka hequr dorë nga Koulibaly dhe tani United është i gatshëm të përfitojë për ta transferuar atë në Old Trafford. Koulibaly kushton 70 milionë euro dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Napoli.

Objektivi tjetër është Jadon Sancho, i cili kushton 100 milionë euro. United shpreson se do të mund ta transferojë atë për një shifër më të ulët pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Lojtari i tretë është Jack Grealish i cili pritet ti kushtojë Unitedit 80 milionë euro. Futbollisti i katërt është Moussa Dembele për të cilin Djajtë e Kuq do të paguajnë 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here