‘Tradhtia e vitit: Futbollisti i Milan transferohet tek rivali i Rossonerëve!

Raportohet se futbollisti aktual i skuadrës së Milan, Giacomo Bonaventura ka arritur një marrëveshje me Romën ku do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Corriere dello Sport raporton se Giallorosët janë më përpara se skuadrat e tjera për transferimin e tij dhe nuk pritet të ndodhë ndonjë surprizë.

Të interesuara për të janë gjithashtu Atalanta dhe Torino për lojtarin i cili ka zhvilluar 17 ndeshje deri më tani me Milanin gjatë këtij sezoni.

Sipas gazetës, agjenti Mino Raiola ka arritur të sigurojë një kontratë 3 vjeçare me 2,5 milionë euro në sezon për lojtarin dhe transferimi pritet të ndodhë gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here