Zbulohen kushtet që Cavani ia ka vendosur Interit

Edinson Cavani ishte pranë transferimit te Atletico Madrid, mirëpo tani uruguaiani është i gatshëm që ti bashkohet Interit.

Cavani do të jetë një futbollist i lirë në qershor dhe siç raporton SportMediaset uruguaiani ka kërkuar pagë prej 8 milionë eurove në sezon nga Interi.

Cavani përfiton 12 milionë euro te PSG, mirëpo vështirë se Neroaxurët do të pranojnë që ti ofrojnë pagë prej 8 milionë eurove.

Kalimi te Interi do të ishte një rikthim në Serie A për Cavanin, i cili ka luajtur më parë për Palermon dhe Napolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here