Afati i transferimeve mund të qëndrojë i hapur deri në mars!

Afati i transferimeve në Premier League mund të qëndrojë i hapur deri në mars të vitit 2021, raporton kështu Express.

Efektet financiare që ka shkaktuar Coronavirusi kanë bërë që shumë klube të mendojnë për largimin apo reduktimin e pagave të lojtarëve për të krijuar fonde për blerjen e lojtarëve të rinj.

Dhe tani në vend të një afati kalimtar vetëm gjatë janarit po mendohet që kjo gjë të zgjatet edhe për dy muaj të tjerë deri në fund të marsit, gjë që do ta bënte më të lehtë për skuadrat që të mblidhnin fondet e mjaftueshme për merkaton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here