Arthur pajtohet të transferohet tek gjiganti i Serie A!

Siç raporton Gazzetta dello Sport, mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo ka rënë dakord që të shkëmbehet me Miralem Pjanic.

Ka një kohë të gjatë që mediat po flasin për një shkëmbim të mundshëm në mes të brazilianit dhe boshnjakut.

Tani raportohet se vet braziliani është shprehur pro një transferimi tek skuadra e Juventusit gjatë kësaj vere, gjë që ka nxitur edhe ‘Zonjën e Vjetër’ për të përshpejtuar bisedimet.

Ylli katalanas këtë sezon ka zhvilluar 16 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe asistuar gjithashtu 3 herë.

Edhe Maurizio Sarri është i gatshëm që të lëshojë Miralem Pjanicin në qoftë se në Torino vjen Arthur Melo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here