Barcelona pranë arritjes së marrëveshjes me Ter Stegen!

Raportohet se Barcelona dhe Marc-Andre Ter Stegen janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të zgjaste qëndrimin e gjermanit në Camp Nou, raporton Sport.

Bisedimet me gjermanin duket se po shkojnë në rrugën e duhur për një zgjatje të kontratës deri në qershor të vitit 2025.

Muajve të kaluar pati shumë ngecje në bisedime mes dy palëve saqë flitej për një transferim të mundshëm të Ter Stegen tek kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, gjë kjo që u hodh poshtë kategorikisht nga Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here