Lazio transferon Luis Suarezin!

Lazio po insiston për të transferuar lojtarin e huazuar të Watford, Luis Suarez, mirëpo problem mund të jetë çmimi i tij prej 20 milionë eurosh.

Sulmuesi kolumbian këtë sezon ka shkëlqyer me skuadrën e Real Zaragozës me 29 ndeshje të zhvilluara ku ka shënuar plot 17 gola në Segunda Division dhe Corriere della Roma raporton se lazialët nuk do të heqin dorë lehtë nga 22 vjeçari këtë verë.

Simone Inzaghi e ka cilësuar si objektiv kryesor këtë verë Suarezin pasi kërkon që të përforcojë repartin sulmues sepse vitin e ardhshëm pritet të marrin pjesë në Champions League pas një mungese disa vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here