Paga e Jovic problem për Milanin, Rosonerët kanë gjetur një tjetër super sulmues

Objektivi kryesor i Milanit për vijën e sulmit është Luka Jovic.

Sulmuesi serb pritet të largohet nga Reali dhe ti bashkohet Rosonerëve, mirëpo problemi i vetëm për momentin që po stopon transferimin në San Siro është paga e tij prej 5 milionë eurove në sezon.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja me Jovic, Milani ka piketuar një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin e AZ Alkmaar Myron Boadu.

Boadu ka shënuar 24 gola në 39 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here