Valencia e interesuar për Kepa!

Portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga, ka rënë në radarët e skuadrës së Valencias, raporton kështu Sport.

Spanjolli akoma është portieri më i shtrenjtë pasi në 2018 Chelsea e bleu atë për plot 80 milionë euro nga skuadra e Athletic Bilbao.

Kepa pati një përplasje me ish trajneri Maurizio Sarri ku refuzoi që të dilte nga fusha dhe tani Frankie Lampard nuk e ka në plan të parë atë pasi e ka zëvëndësuar me Willy Caballeron.

Me një vetbesim të zvogëluar të Kepas, Valencia duket se është një skuadër që ofron kushte më familjare për 25 vjeçarin që duket se i ka ditët e numëruar në Londër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here