Vidal thyen heshtjen: Kiliani komenton zërat për transferimin te Interi

Arturo Vidal ka thyer heshtjen duke pretenduar se është i lumtur dhe rehat në Kataluni, ndërsa shtoi se dëshiron të vazhdoj te Barcelona.

Mesfushori qendror kilian është lidhur me një transferim në Serie A në afatin e dimrit, por edhe tani për një transferim në verë.

Interi dhe Juventusi janë përmendur si destinacione të mundshme për kilinian, por si duket Vidal ka krejtësisht diçka tjetër në mendje.

Megjithë lidhjet e forta me Antonio Conten dhe zërat për një ribashkim të mundshëm me ish-trajnerin e tij, lojtari ka pranuar se ai do të preferonte të qëndronte në Spanjë.

“Jam shumë e lumtur dhe rehat në Barcelona, ​​padyshim se dua të vazhdoj këtu”, ka thënë fillimisht Vidal gjatë një lidhje në Instagram.

“Tani, unë jam më i përgatitur se kurrë më parë”.

“Jam i lumtur, ka një grup i shkëlqyeshëm dhe kam shumë miq në dhomën e zhveshjes”, përfundoi kiliani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here