Bombë: Barcelona mposhtë Juventusin për yllin e Milan!

AC Milan gjatë kësaj vere mund të mbetet edhe pa kapitenin e saj.

Kjo pasi Barcelona ka shfaqur interesimin e saj për Alessio Romagnolin i cili ka një kontratë deri në 2022 gjë që Milan po përpiqet ta rinovojë edhe për disa vite të tjera.

Mësohet se dje Juventus i ofroi Daniele Ruganin plus 25 milionë euro, ofertë kjo që u refuzua pasi Milan po kërkon diku rreth 65 milionë euro për mbrojtësin e saj.

Nga ana tjetër Barcelona po bën gati një ofertë prej 20 milionë eurosh dhe kartonin e Jean-Claire Todibo i cili u kërkua nga Milan gjatë janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here