PSG i është bashkuar Chelsea, Barcelonës dhe Atletico Madridit në garën për mbrojtësin e Ajax, Nicolas Tagliafico.
E përditshmja spanjolle AS, shkruan se Parisienët kanë kthyer vëmendjen kah Tagliafico, pasiqë nuk janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Porto për Alex Telles.
Porto kërkon 40 milionë euro për Telles, ndërsa Tagliafico kushton rreth 25 milionë euro.