Zbulohet raporti, Raiola në bisedime me Juven për lojtarin më të kërkuar në Europë!

Mësohet se Mino Raiola është në bisedime me skuadrën e Juventusit për një transferim të mundshëm të Paul Pogbas në Torino.

Pogba ka një kohë të gjatë që po përflitet për një largim të mundshëm nga Old Trafford ku për dy sezone rradhazi përflitet largimi i tij.

Zinedine Zidane javëve të fundit ka qenë shumë i zëshëm duke e kërkuar transferimin e tij mirëpo ky interesim kohëve të fundit është zbehur ndjeshëm.

Le10Sport raporton se Raiola ka kontakte me ‘Zonjën e Vjetër’ për ta rikthyer francezin tek kampionët e Serie A dhe Pogba është i gatshëm të dëgjojë ofertat që ka për të ofruar skuadra nga Torino ku një rikthim në Serie A duket shumë i mundshëm të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here