Bisedimet kanë filluar, Coutinho rikthehet në Premier League

Pas vendimit të Bayernit për të mos e blerë Coutinhon, disa klube kanë nisur sulmin për yllin e Barcelonës.

Mes tyre është edhe Arsenali, i cili sipas mediave angleze ka nisur bisedimet me brazilianin, pasiqë Arteta e dëshiron me çdo kusht në Emirates.

Coutinho u largua nga Liverpooli në vitin 2018 për tu transferuar te Barcelona, por asnjëherë nuk arriti të shkëlqejë në Camp Nou, mirëpo as një Munich nuk arriti të lërë shenjë.

Arsenali është i gatshëm ta blejë Coutinhon dhe tani gjithçka varet nga shuma që Barcelona do të kërkojë për ta lënë të lirë.

Coutinhon sezonin e ardhshëm sipas të gjitha gjasave do ta shohim në Premier League, pasiqë interesim për të përveç Arsenalit kanë shfaqur edhe Newcastle, Manchester United dhe Chelsea.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here