Lajm shokues nga Italia: Ibra lëndohet në stërvitje, nuk përjashtohet fundi i karrierës

Lajme të këqija vijnë nga Italia për tifozët e Milanit dhe futbollit.

Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një lëndim të rëndë sot gjatë stërvitjes. Ibra është detyruar ta braktis stërvitjen, ndërsa Sky Sport, shkruan se suedezi rrezikon të bëjë një pauzë të gjatë.

Ibra ka lënduar nyjen e këmbës dhe në rast se ka këputur ligamentin atëherë do të duhet të pauzojë 6 deri në 8 muaj.

Duke pasur parasysh moshën e tij, ky mund të jetë fundi i karrierës për të.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here