Milan ka gjetur pasuesin e Ibrahimovic, Raiola e transferon atë në San Siro

Milani është në kërkim të pasuesit të Zlatan Ibrahimovic dhe lojtari i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve, është Donyell Malen.

Malen është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Milani, mirëpo tani emri i tij është rikthyer përsëri në skenë.

Siç raporton Calciomercato.com, marrëdhëniet e mira mes Milanit dhe Mino Raiolas do ta lehtësojnë transferimin e Malen në San Siro.

21-vjeçari ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe drejtuesit e Milanit e shohin atë si përforcimin ideal për vijën e sulmit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here