Oferta është gati: Juventus ofron Rabiot dhe 30 milionë euro për yllin e Premier League

Juventusi po e kërkon me ngulm transferimin e Raul Jimenez nga Wolverhampton Wanderers.

Sulmuesi meksikan thuhet se e do kalimin te Zonja e Vjetër, derisa skuadra angleze nuk do ta lëshojë aq lehtë.

Sipas asaj që raporton Todosfichajes, kampioni i Serie A po planifikon që të bëjë një ofertë joshëse për Wolvesin në mënyrë që të lejojë lojtarin e tyre të largohet.

Bianconerët do të ofrojnë 30 milionë euro dhe shërbimet e Adrien Rabiot për të transferuar Jimenezin.

Juventusi tashmë ka filluar bisedimet me klubin e Ligës Premier për të transferuar 29-vjeçarin që ka bërë të ditur se do të ishte i lumtur të kalonte në Serie A.

Në garë për të thuhet se janë edhe klube si, Real Madrid, Chelsea, Manchester United e Atletico Madridi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here