Rangnick transferon yllin e RB Leipzig te Milani

Ralf Rangncik është shumë pranë stolit të Milanit dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi.

Gjermani ka kërkuar nga Rosonerët kontratë pesë vjeçare dhe autoritet të plotë sa i përket politikës së transferimeve. Rangnick dëshiron të marrë me vete te Milani një staf prej 20-personash dhe kjo tregon për seriozitetin e këtij projekti.

Mediat italiane raportojnë se Rangnick do të ketë një buxhet prej 100 milionë eurove për merkaton e verës si dhe para nga shitja e lojtarëve. Sipas raportimeve të fundit Rangnick me vete te Milani do ta marrë Marcel Sabitzer.

Austriaku po shkëlqen te RB Leipzig, ndërsa në Gjermani u transferua pikërisht nga Rangnick, ndërsa tani e dëshiron atë te Milani. 26-vjeçari ka shënuar 16 gola këtë sezon, ndërsa çmimi i tij në treg është rreth 30-40 milionë euro, shifër të cilën Milani është i gatshëm ta paguaj.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here