Super lajm nga Italia: E konfirmon Spadafora, ja dy datat për rifillimin e Serie A

Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora, ka dhënë një lajm që do ti gëzojë të gjithë fansat e Serie A.

Spadafora e ka konfirmuar se në rast se nuk ka surpriza Serie A do të rifillojë me 13 ose 20 qershor.

Spadafora gjithashtu ka zbuluar se në stadiume do të pranohen 300 njerëz që do të kenë të kryer një test mbi gjendjen e tyre shëndetësore, nuk do të ketë konferenca shtypi me gazetarët, por vetëm pyetje të depozituara më parë.

Skuadra do të mbërrijnë në stadium me autobusë të ndryshëm dhe distanca midis lojtarëve në pankinë duhet ruajtur sipas protokollit. Një seri e tërë risish për të mbyllur kampionatin dhe për të menduar një të ardhme tjetër në fund të vitit 2020, ose direkt më 2021, me tifozë dhe rregulla të vjetra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here