Bombë: Ylli i kundërshtarit të Juventusit kërkon transferim tek ‘Zonja e Vjetër’!

Juventus gjatë kësaj vere mund të bëjë një transferim që nuk e kishte fare ndërmend.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik, i cili po shpreson që çmimi i tij prej 40 milionë eurosh të ulet në mënyrë që Juventus të ketë mundësi për transferimin e tij.

Polaku verën e ardhshme do të jetë një lojtar pa kontratë dhe gjatë kësaj vere skuadra e Sarrit duket se nuk e ka ndërmend që të investojë 40 milionë euro për të.

Në këtë garë fuqimisht ka hyrë edhe skuadra spanjolle e Atletico Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here