Pochettino do të synojë transferimin e Kane tek Newcastle!

Në rast se merr drejtimin e skuadrës së Newcastle United, atëherë Mauricio Pochettino do të ketë një objektiv të madh, Harry Kane, raporton Todofichajes.

Sulmuesi anglez po përflitet që mund të largohet këtë verë nga Tottenham dhe skuadra nga St James Park tani ka fonde të mjaftueshme për të tentuar transferimin e tij.

Mirëpo për Pochettinon kjo gjë nuk do të jetë e lehtë për shkak se Kane kërkon të luajë në një skuadër që merr pjesë në Champions League, gjë që Newcastle nuk mund tja ofrojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here