Asgjë nga Jovic, Milan transferon një tjetër yll nga La Liga për 25 milionë euro!

Siç raporton e përditshmja spanjolle Todo Fichajes, Milani është në bisedime të avancuara me Real Betis për transferimin e Loren Moron.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Loren Moron është njëri nga kandidatët potencial për tu transferuar në San Siro.

26-vjeçari ka shënuar 11 gola këtë sezon në 29 ndeshje të luajtura. Sipas Todo Fichajes, Milanit pritet ti kushtojë 25 milionë euro trasnferimi i Moron.

Jovic është objektivi kryesorë i Milanit për sulmin, mirëpo sulmuesi serb është dyfish më i shtrenjtë dhe ka pësuar lëndim, prandaj Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah Moron.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here