Barcelona refuzon shitjen e Fati!

Barcelona nuk ka aspak synim që të shes talentin e saj Ansu Fati përkundër zërave që thonë se Juventus është gati ta blejë atë për ta lënë Miralem Pjanic të transferohet në Camp Nou, raporton Sport.

Biankonerët po shpresojnë në një marrëveshje për të shkëmbyer 17 vjeçarin me boshnjakun Pjanic, por katalanasit kanë bërë të ditur se Fati nuk është në shitje në kurrfarë situate.

Skuadra italiane tani vëmendjen e ka zhvendosur tek Arthur Melo i cili ka gjasa që këtë verë mund të lërë skuadrën e Barcelonës për shkak të mos pasjes së një vendi titullari në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here