Juve sfidon Chelsean në garën për yllin e Sasuolos!

Chelsea ka kujtuar një klauzolë që kishte prej 8 milionë eurosh për sulmuesin anësor të skuadrës së Sassuolos, Jeremie Boga, i cili është një objektiv edhe i Juventusit.

Boga u bashkua me Sassuolon dy sezone më parë për një çmim prej 5,5 milionë eurosh mirëpo tani Chelsea kërkon rikthimin e lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

Për 24 vjeçarin pritet të jetë një verë shumë e nxehtë pasi përveç këtyre dy skuadrave tani në garë ka hyrë edhe Napoli e cila duket në pozitë shumë të favorshme për blerjen e futbollistit për të cilin po mendohet një ofertë prej 20-25 milion eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here