Shkëmbim spektakolarë: Romagnoli te Fiorentina, ylli i Violëve te Milani!

Sipas raportimeve të fundit, Alessio Romagnoli ka përfunduar në shënjestrën e Fiorentinës.

Kontrata e Romagnolit me Rosonerët skadon në vitin 2022 dhe kohëve të fundit është raportuar për një largim të tij nga San Siro. Interesim për italianin kanë shfaqur Juventus dhe Barcelona, mirëpo 25-vjeçari dëshiron të rinovojë me Rosonerët.

Megjithatë La Nazione, raporton se Fiorentina është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për Romagnolin dhe Violët janë të gatshëm tia ofrojnë Milanit yllin e tyre.

Fiorentina është e gatshme t’ia ofrojë Milanit Nikola Milenkovic për Romagnolin. Rosonerët kanë shfaqur interesim për mbrojtësin serb dhe oferta është mjaftë joshëse.

Milenkovic është 22-vjeç, ndërsa Romagnoli 25, ndërsa vlera e tyre në treg është përafërsisht e njejtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here