Ylli i Fiorentinës ndez spekulimet: Jam tifoz i Milanit që nga fëmijëria

Ylli i Fiorentinës Gaetano Castrovilli ka zbuluar se është tifoz i Milanit që nga fëmijëria dhe se idhujt e tij janë Ronaldinho dhe Kaka.

22-vjeçari shkëlqeu në fitoren e Fiorentinës ndaj Milanit 3-1 më herët këtë sezon. Pas ndeshjes Castrovilli e kishte pranuar admirimin e tij për Rosonerët.

Kohëve të fundit është raportuar për një shkëmbim të mundshëm mes Castrovillit dhe Lucas Paquetas.

Në intervistën e tij të fundit për Sky Italia, Castrovilli ka bërë të ditur edhe njëherë se është tifoz i Milanit duke i ndezur spekulimet për një transferim në San Siro.

“Goli im i parë ndaj Milanit? E mbaj mend shumë mirë atë ndeshje, e kam shikuar disa herë përsëritjen e atij goli.”

“Nuk mund ta besoja. Të shënosh në San Siro është një ndeshje e mrekullueshme, pasiqë jam tifoz i Milanit që në fëmijëri. Idhujt e mi? Ronaldinho dhe Kaka.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here