E kërkojnë Juventus dhe Milan: Napoli i vendos çmimin Milik

Juventus dhe Milan janë në kërkim të një qendërsulmuesi cilësor dhe kanë piketuar sulmuesin e Napolit Arkadiusz Milik si përforcimin ideal.

Si Juventus ashtu edhe Milan kanë disa emra në listën e tyre, mirëpo kohëve të fundit është emri i Milik ai që po qarkullon më së shumti për një transferim të mundshëm.

SportMediaset, raporton se Napoli i ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurove bomberit polak.

26-vjeçari ka luajtur 22-ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 12 gola. Edhe pse ai është një lojtarë me emer në Serie A, vështirë se Juventus apo Milan do ta paguajnë shifrën e kërkuar nga Napoli.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here