Një tjetër transferim nga Bundesliga: Rangnick dëshiron mbrojtësin 23-vjeçar te Milani!

Ralf Rangnick ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm edhe pse ende zyrtarisht nuk e ka marrë drejtimin e Milanit. Gjermani po përgatitet për një revolucion me lojtarë të rinj në San Siro.

Siç raporton e përditshmja gjermane Bild, Rangnick ka piketuar një përforcim për vijën e mbrojtjes te Milani. Bëhet fjalë për futbollistin e Freiburg, Robin Koch.

23-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon te Freiburgu. Koch i gjatë 1.93 cm ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Borussia Dortmund, Napoli janë duke monitoruar gjermanin, por garës i është bashkuar edhe Milani, pasiqë Rangnick e dëshiron atë me çdo kusht në San Siro.

Koch vlerësohet rreth 15 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here