PSG-Icardi, ditët e fundit po afrohen!

Paris Saint Germain ka kohë deri në 31 maj për të ushtruar të drejtën e saj për blerjen përfundimtare të Mauro Icardit për shifrën e 70 milionë eurove, raporton Sky Sports.

Kampionët e Ligue 1 kanë qenë në bisedime me skuadrën e Inter për të ulur çmimin e sulmuesit argjentinas mirëpo deri tani asnjë marrëveshje nuk është arritur duke lënë shumë gjëra në udhëkryq.

Kohëve të fundit interesim për të ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit, mirëpo në rast transferimi në Serie A, klauzola e argjentinasit do të rritej në 85 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here