Telles te PSG, ja çfarë thotë presidenti i Portos

E ardhmja e Alex Telles po kthehet në një telenovelë që nuk ka fund.

Braziliani është përfolur shumë për një kalim te PSG, madje mediat në Portugali raportonin disa ditë më parë se marrëveshja ishte arritur mbi bazën e 30 milionë eurove.

Gjithsesi, është presidenti i Portos që ka hedhur gjithçka poshtë dhe ka deklaruar se nuk di absolutisht asgjë mbi transferimin e brazilianit te kampionët e Francës.

Telles është pjesë e Portos që nga korriku i vitit 2016, kur u mor nga Galatasaray për vetëm 6.5 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here