El Clasico në merkato për yllin e Napolit!

Mesfushori i skuadrës italiane të Napolit, Fabian Ruiz, ka rënë në radarët e skuadrave të Barcelonës dhe Real Madrid ndërsa Napoli po shpreson që kjo gjë do të rrisë edhe çmimin e tij në merkato.

Sipas Mundo Deportivo, skuadra e Napolit po bëhet gati që të dëgjojë ofertat e dy gjigantëve spanjollë për mesfushorin e saj.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, po shpreson që të nxisë një luftë ofertash për futbollistin spanjoll.

Ruiz u transferua tek Napoli në vitin 2018 nga Real Betis kur ishte nën drejtimin e Quique Setien, i cili tani po e kërkon atë tek Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here