Hakimi synon të luajë për Real Madrid!

Achraf Hakimi po synon që të luajë për Real Madrid, deklaroi kështu agjenti i lojtarit të huazuar tek Borussia Dortmund.

Hakimi tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane pas paraqitjeve të tija gjatë huazimit dy vjeçar tek gjermanët të cilit po i vjen fundi.

Mbrojtësi 21 vjeçar po kërkohet nga skuadra si Bayern Munich, Paris Saint Germain, Juventus dhe Chelsea.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here