Juventus dhe Roma duelojnë për yllin e Chelseas!

Dy klubet italiane janë shprehur të gatshme për të transferuar sulmuesin spanjoll në rast të largimit të tij nga Stamford Bridge.

Përkundër paqartësive në merkato që ka shkaktuar COVID-19, Juventus po kërkon opsione për të transferuar falas Pedron nga Chelsea, raporton gazeta italiane Il Tempo.

Kontrata e Pedros me Chelsean përfund në këtë qershor dhe Maurizio Sarri po kërkon që të ndodhë një ribashkim me ish futbollistin e tij.

33 vjeçari i cili këtë sezon ka zhvilluar vetëm 9 paraqitje me ‘Blutë’ e Londrës është gjithashtu edhe në shënjestrën e skuadrës së Romës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here